Rajon - Botë

Në Sanxhak zbulohen rezerva ari me vlerë 11 miliardë dollarë

Më pak se 300 kilometra nga Shkupi, në malin Rogozna pranë Novi Pazarit (Pazari i Ri), Sanxhak, është zbuluar xeherore ari me vlerë 11 miliardë dollarë.

Ndërmarrja australiane “Strickland Metals” gjeti deheroren më të madhe të arit në malin Rogozna, sipas njoftimit të rezultateve të para të shpimeve hulumtuese në vendburimin Shanac, transmeton Bizportal.

Drejtori menaxhues i kompanisë, transmeton lideri.mk, Paul Lerpinier, tha se rezultatet nga vrima e parë e shpuar nga Strickland këtë vit ishin fenomenale.

– Jo vetëm që zbuluam sasitë më të mëdha të arit të gjetur ndonjëherë në Rogozna, por hasëm edhe minerë të gjerë të bakrit dhe arit, afërsisht 109 metra i gjatë, me 1.3 gram për ton ar në 0.4% bakër”, tha ai.