Në RMV më shumë hapsirë dhe rëndësi ti jepet Aspirin politikës së re shqiptare sesa Diazepam politikës së vjetër
Shkruan: Ejup Berisha
Te shqiptarët e RMV-së tanime krahas Diazepam politikës është instaluar dhe po zbatohet edhe një politikë tjetër të cilën unë e kamë emëruar si Aspirin politika. Kjo e fundit është e Koalicionit qeveritar VLEN ndërsa e para është e BDI-së. Ky subjekt politik kë
të politikë e ka zbatuar më shumë se 22 vite në skenën politike vendore dhe e njëjta edhe përkundër rekomandimeve të shpeshta të përfaqusesve të faktorit ndërkombëtar që ta ndryshon këtë politikë BDI ka vendosur të mos bën kurrfar ndryshimesh dhe të vazhdon me Diazepam politikë
n e njëjtë pra pa ndryshuar asnjë pikë e as presje të saj. Nga ana tjetër Aspirin politika është më e re dhe e njëjta po zbatohet pak më tepër se gjashtë muaj. Për Diazepam politikën unë kame shkruar edhe më herët në media dhe atë te Bota sot, Tetova sot dhe Lideri.mk ndërsa për Aspirin politikën po shkruaj për herë të parë. Dua të themë se emë
rtimet që i kamë përdorur për ti identifikuar dy politikat e subjekteve politike shqiptare që veprojne ne mesin e shqiptarë
ve të RMV-së janë përdorur figurativisht dhe siç dihet të njëjtat janë të barërave të njohura farmaceutike. Edhe efektet nga zbatimi i politikave me këto emra kanë ngjashmëri me efektet e Aspirinës dhe Diazepamit. Në krahasim me Diazepam politikën e BDI-së e cila i destabilizoi, i çrregulloi dhe i demtoi shumë keq apo rëndë
shqiptarët Aspirin politika e koalicionit VLEN po tenton që te vepron pozitivisht dhe ti sanon dëmet dhe efektet negative të shkaktuara nga Diazepam politika te shqiptarët dhe atë jo vetëm në politikë por edhe në të gjitha sferat e tjera të jetës shoqërore. I njëjti koalicion po tenton që ti stabilizon, ti rehabiliton dhe ti shëron qytetarët shqiptar nga efektet negative të politikës kundë
rshtare. Diazepam politika e BDI-së jo vetëm që i vuri në gjumë të dhunshëm shqiptarët por e njëjta shkoi edhe më larg pra ajo gjithashtu i hutoi, i paralizoi dhe ua çrregulloi jetët të njëjtëve.
Ekspertët e farmacisë thonë se përdorimi i shpeshtë i diazepamit ka efekte negative te përdoruesit si:
1.Përgjumja
2.Lodhja
3.Plogështia
4.Ankthi dhe shqetesimi si dhe
5.Çrregullime të tjera për konsumuesit.Pra sa i përket efektit të parë negativ nga zbatimi afatgjatë i Diazepam politikës së BDI-së ajo një kohë të gjatë i vuri dhe i mbajti në gjumë të thellë me plot ëndërra të kota shqiptarët. Politika fund e kokë kundër dhe në dëm të interesave të tyre i ka lodhur dhe i ka rraskapitur të gjithë. Më tej lodhja e gjatë njerëzit i bën të plogësht thonë ekspertët e mjekesisë. Ndërsa ata shumë pak shqiptar që nuk ka mundur ti fus në gjumë BDI me Diazepam politikën e saj kjo ka ndodhur sepse këta kanë qenë më të vetëdijshëm per situatën e pavolitshme politike në të cilën ndodhen. Të njejtët kanë qenë të shqetësuar por fatkeqsishtë nuk kanë mundur të bëjnë asgjë më mirë dhe më ndryshe sepse kanë qenë pakicë. BDI pra me shumë sukses dhe me plot efikasitet përmes diazepam politikës ka arritur që ti mban në gjumë shumë të gjatë shqiptarët e këtushëm kështuqe shumica dërmuese e tyre nga gjumi u zgjuan tre muaj pasiqë kjo Parti politike kaloi me shumë merite në opozite. Fatkeqsishtë ky zgjim është shumë i vonë ndërsa të këqijat dhe dëmet janë akoma të freskëta. Kështuqë kjo situatë i vështërson tentimet dhe përpjekjet e koalicionit qeverisës VLEN që përmes Aspirin politikës që ti rregullon dhe ta sanon gjendjen e rëndë të qytetarëve shqiptar këtu në RMV. Apo VLEN nuk do të mund shumë shpejtë ti shëron, ti stabilizon dhe ti rehabiliton të gjithë shqiptarët këtu. Thuhet se Politika me një veprim të vetëm mund të shkakton pasoja të rënda, të rrezikshme dhe të pariparueshme për individet në shtet dhe në shoqëri. Dhe mund të paramendohet se sa pasoja të tilla kanë shkaktuar ata të Diazepam politikës te qytetarët shqiptar. Apo dhe sa e rëndë dhe e ndjerë është gjendja te ta pas shumë e shumë vendimeve dhe veprimeve të gabueshme, të dëmshme dhe tendencioze të BDI-së në skenën politike. Sipas ekspertëve të Farmacisë sa i përket përdorimit të shpeshtë të Aspirinit ky barë sipas tyre për dallim prej Diazepamit nëse përdoret shpesh mumd të ketë efekte pozitive e jo si efektet negative që i shkakton Diazepami nga përdorimi i shpeshtë i tij. Prandaj shqiptarët e RMV-së duhet ti japin më shumë mundësi, rëndesi dhe hapsirë zbatimit të Aspirin politikës të Koalicionit VLEN sesa Diazepam politkës së BDI-së.