“Ne punëtorët”, do të jetë slogani i protestës së organizuar nga sindikatat për 1 Maj
Më 1 maj do të organizohet protestë në Shkup nga disa subjekte sindikale për të kërkuar përmirësimin e gjendjes së punëtorëve në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Lidhja e Sindikatave në Maqedoni (LSM) dhe Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) së bashku me sindikatat tjera do të dalin në protestën e organizuar më 1 Maj nën moton “Ne punëtorët”, deklarojnë nga LSM-ja.
Këta dy sindikatat sot kanë realizuar takim të përbashkët, për t’u koordinuar për protestën që do të fillon në ora 11:00 nga Shtëpia e Punëtorëve.
“LSM dhe KOSM kanë dëgjuar kërkesat e punëtorëve për nevojën e bashkimit të sindikatave dhe këtë vit së bashku organizojnë protestën e punëtorëve në Ditën ndërkombëtare të punës, 1 maj”, raporton LSM-ja.
LSM-ja së bashku me Konfederatën e organizatave sindikale të Maqedonisë (KOSM) kanë zhvilluar sot takim për protestën “Ne punëtorët”.
Ndryshe, tradicionalisht edhe këtë vit, më 1 maj, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) do të organizojë protestë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, në këtë protestë do të kërkojë kthimin e shpenzimeve të ushqimit dhe transportit në vlerë prej 20 përqind, si dhe rritjen e pagës minimale në të paktën 450-euro në 100 ditët e para pas formimit të qeverisë së re.
Protesta e 1 Majit do të fillojë në ora 11:00 para Shtëpisë së punëtorëve, më pas punëtorët do të shkojnë në Kuvend, te Oda Ekonomike e RMV-së dhe protesta do të përfundojë para Qeverisë.