Dossier

Në përvjetorin e rënies së Dëshmorit të kombit Bardhyl Osmani-Komandant Delta

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Është shumë vështirë të marrësh guximin për të shkruar për një Dëshmorë e Kombit, sepse veprimtaria e tyre është aq me një rëndësi të veçantë, por është edhe me një përgjegjësi të madhe. Të prezentosh biografi sado që ajo të jetë e shkurtër prap se prap mbi vete ke një përgjegjësi, por në anën tjetër dhe e ndien vetem shumë krenar, sepse shkruan për një atdhetar, për një veprimtar të çështjes kombëtare, për një njeri që shpirti i tij është i mbushur plot e përplotë me ideale sa që nuk kusen asgjë nga vetja vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e tij për të realizuar jo dëshirat e veta personale, por dëshirat e atdheut të tij dhe për lirinë e popullit të vet.
Për të gjitha këto dhe shumëçka tjetër në interes të popullit, atdheut dhe lirisë të derdhësh gjakun dhe të falësh jetën është një gjë e shenjtë e këtë e kanë bërë shekuj me radhë bijat dhe bijtë më të dashur të atdheut duke luftuar dhe duke rënë në altariun e lirisë.Njerëzit e tillë bartin emrin më të shtrenjtë e ky emër është emri DËSHMOR. Ne e kemi për obligim të shkruajmë për për njerëzit e tillë ,të i përkujrojmë dhe asnjëherë brez pas brezi mos ti harrojmë, sepse ata ( ato) i falën jetën ATDHEUT dhe LIRISË.
Dëshmorët e Kombit që atë ditë kur kanë ra në altarin e lirisë vet e kanë shkruar historinë e vet me gjakun e tyre. Për këta atdhetarë mbi të gjitha duhet ta ndjejnë veten krenarë nënat e tyre që i lindën dhe i rritën. Pra , prindrit e tyre me kokën ngritur lartë duhen të jenë krenarë që kishin bij dhe bija që nuk kursen gjakun dhe jetën e tyre për të ia falur atdheut dhe liriisë së popullit të tyre. Pra, pos prindërve të tyre për dëshmorët duhet ta ndien veten krenarë e tërë familja, tërë populli, por duhet potencuar edhe këtë se nga ajo kohë kur ata bien dëshmorë më janë të kombit të tyre dhe mu për këtë edhe bartin emrin Dëshmorët e Kombit. Në këtë rast unë para lexuesve dhe para opinionit në përgjithësi do të shkruaja një biografi të shkurtër të Dëshmorit të Kombit Bardhyl Osmanit, sepse biografia dhe veprimtaria e tij është shumë e begatë sa e sa duhet shkruar persëri është vështirë të shkruhet e tëra, sepse është shumë e pasur.
E unë në këtë rast desha të nxjerr një pikë ujë nga një oqean siç ishte Bardhyli jonë.
Batdhyl Bejtulla Osmani u lind më 16 qershor të vitit 1972 në Preshevë. Shkollën fillore tetëvjeçare dhe ate të mesmën i kreu në vendlindjen e tij dhe ishte një nxënës me një sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore. Ishte shumë i dashur nga arsimtarët, shoqet dhe shokët e klasës dhe në tërësi të shkollës ku vijoi mësimet.
Pas kryerjes së shkollës së mesme ai do të regjistrohet në Univerzitetin e Prishtinës, gjegjësisht në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Pra, Bardhyl Osmani do të marr në dorën e tij indeksin e stundentit gjatë vitit 1990. Në kohën kur në Kosovë do të mbyllen shkollat në gjuhën shqipe Bardhyli me zemër të ther do të kthehet në vendlindjen e tij në Preshevë.
Bardhylin që herët e mundonte diç në shpirtin e tij të njomë e sidomos në kohën kur ishte si nxënës i shkollës së mesme ai gjithnjë ishte i okupuar me gjendjen e çështjes kombëtare.Këtë frymëzim ai e kishte marr që herët edhe nga prindi i tij i cili ishte një pishtar i arsimit shqip dhe gjithnjë fëmijët e tij i kishte frymëzar në aspektin kombëtar se si duhet dashur atdhe. Bardhyli me këtë frymzim të mbushur në shpirt do ta shperthej dhe do ta shpreh që në moshën e tij 18 vjeçare, kështu që veprimtaria e tij atdhetare ishte hetuar dhe kishte filluar të pëcillej nga organet policore sllave të asaj kohe.
Tani Bardhylin kishte filluar të kërkohej dhe të dërgohej si ushtar i Jugasllavisë, por ai një gjë të tillë nuk e kishte pranuar dhe gjithnjë në shpirtin e tij mbante dëshirën dhe vullnetin e tij se një ditë do të bëhej ushtar, por jo ushtar i kësaj ushtrie, por do të bëhej ushtar i ushtrisë së kombit të tij, pra priste ditën kur një ditë do të vishte uniformën ushtarake me ëblemën e një ushtrie kombëtare shqiptare. Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ai më kishte filluar të vë kontaktet e tij me bashkëmendimtarët e tij për të iu bashkangjitur kësaj ushtrie, për të iu përgjigjur kushtrimit të lirisë.
Ai një ditë do të lë familjen e tj. Do të largohetj nga vendlindja e tij Presheva për tu kthyer një ditë tjetër përsëri dhe do të niset për në Maqedoni dhe ilegalisht nëpërmjet fshatit Sllupçan të komunës së Likovës, të rrethinës së Kumanovës për të vazhduar pastaj për në qytetin e Dibrës dhe do të futet në Shqipëri dhe menjëherë atje do të filloj stervitjet e tij ushtarake ku do të qëndroj një muaj gati dhe do të ushtroj profesionin e një ushtari se si do të luftoj në beteja, kështu që nga njohuritë profesioniste që përfitoi gjatë këtyre stërvitjeve, ai edhe do të dallohej dhe do të jetë pjesëmarrës i drejtpërderjtë në operacionin “SHIGJETA” në Zonën Operative të Pashtrikut. Ai këtu do të marrë pjesë në shumë beteja ku edhe shumë bashkëluftarë të tij do të bien dëshmorë në vijën e frontit të luftës.Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bardhyl Osmani tani më kishte filluar të dallohej me trimrinë e tij nëpër beteja.
Tani më kur lufta kishte përfunduar në Kosovë dhe ai do të inkuadrohet ne TMK. Në Shtabin e Përgjithshëm, gjegjësish në Departamentin e Menaxhimit. Ai edhe pse tani më ishte i punësuar ne këtë departament, ate për çdo ditë do preokuponte çështja kombëtare dhe ideali i tij i një atdhetari që gjatë uikendeve të shfrytzonte rastin për ti vizituar dhe vëzhgonte terenet në Gjilan e rrethinë dhe në Luginën e Preshevës, kështu që erdhi edhe ajo ditë të cilën Bardhyli me padurim e priste dhe kështu që kur kjo ditë erdhi ai do të ishte njëri ndë ushtarët e parë që do të futet në radhët e një ushtrie tjetër që mbante emrin UÇMB.Tani Bardhyl Osmani përsëri do të rrok armën në dorë për ti dal zot atdheut dhe për të luftuar kundër armikut, pra ky do të ishte viti 2000 kur Bardhyli do të jetë tani më ushtar i UÇMB-së .
Ai tani me shumë bashkëluftëtarë të tij më datë 6 janar të vitit 2001 do ti bëjnë ballë ushtrisë sërbo-sllave në fshatin Shushajë e epërme ku edhe do të emërohet komandant i kësaj kompanie. Tani që nga kjo datë Bardhyl Osmani- Komandant Dellta do të kryej shumë aksione dhe çdo beteje do ti printe i pari në luftë. Duhet mos harruar asnjëherë betejën e datës 24- 25 janar ku Bardhyl Osmani – Delta nuk kishte të ndalur në luftë kundër armikut dhe nuk kusente asgjë nga vetja duke ju qëndruar përballë edhe tankeve luftarake te armikur serbo-sllav.
Ai tani më kishte trimrinë e tij, por ishte edhe një strateg lufte për të zhvilluar beteja shumë të suksesshme me shokët e tij në luftën e Preshevës.
Më 14 maj të vitit 2001 në një betejë që zhvillohej në fshatin Rahivicë në mes të ushtarëve të UÇMB-së dhe ushtarëve të ushtrisë sërbosllave, mu tek vendi penda në ora 18 do të vrite njëri ndër ushtarët më të dalluar Bardhyl Osmani- Komandant Delta. U vra në prit duke i dërguar shokët e vet të plagosur në fshatin Maxhere të malsisë së Karadakut të Preshevës. Ra dësmor mu në vendin e tij të cilin shumë e deshi dhe që në çdo kohë luftoi për ta çliruar këtë vend dhe këtë popull nga pushtuesi sllavo-serb. E përqafoji këtë tokë të cilën e ujiti me gjakun e tij të një trimi të lirisë. Ra dëshmor mu në lulen e rinisë për liri e për atdhe.
U vra trimi i lirisë! Ra në altarin e lirisë për atdheun e tij të cilin e deshi më shumë se jetën e tij dhe mu për këtë edhe ia fali jetën mu në lulen e rinisë! Ra dëshmor Bardhyl Osmani –Komandant Delta! Ra për të mos vdekur kurr! Sot trupi i tij prehet në vendlindjen e tij Preshevën që e lindi, e rriti dhe e përqafoi me mall e dashuri duke ia ujitur tokën me gjakun e tij të njomë. Me mall e me dashuri sot e përkujtojnë shokët e tij të luftës nga të gjitha trojet tona. E përkujtojnë dhe kurr nuk e harrojnë familja e tij. Me mallin e dasgurisë e përkujtojnë prindit e tij nëna Nurije dhe Bejtulla Osmani. E përkujton dhe se harron Presheva vendlindja e tij . E përkojton i tëtrë kombi dhe atdheu i tij që e lindi, e rriti dhe të cilit ia dhuroi gjakun dhe ia fali jetën.
Lavdi Dëshmorit të Kombi Bardhyl Osmanit – Komandant Delta!
Lavdi të gjithë dësmorëve që flijuan pëer liri e atdhe duke luftuar ndër shekuj!