“Ne në BE, Suedia në NATO”, Presidenti Erdogan kusht për anëtarësimin e ri
Presidenti I Turqisë, Rexhep tajip Erdogan, ka zbuluar kërkesën e tij kryesore për të zhbllokuar rrugëtimin e anëtarësimit të Suedisë në Nato. Kreu i shtetit turk ka kërkuar nga bashkimi evropian hyrjen e turqisë në union për të ratifikuar kërkesën e Stokholmit në Parlament.
“Së pari, hapni rrugën për Turqinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe më pas ne do të hapim rrugën për anëtarësimin e Suedisë në NATO, ashtu siç bëmë me Finlandën”.
Ankaraja prej muajsh “mban peng” Stockholmin, duke qenë vendi i vetëm që nuk po e lejon të anëtarësohet në organizatë. Referuar mediave, liderët e dy vendeve priten të takohen, në një përpjekje të fundit për të kapërcyer ngërçin.
Bisedimet e së hënës mes kryeministrit suedez, Ulf Kristersson, dhe presidentit të Turqisë, Erdogn, do të zhvillohen në prag të një samiti të aleancës më të madhe në kryeqytetin lituanez Vilnius.
Erdogan-i ka shprehur zhgënjime të përsëritura me atë që ai e quan dështimin e Suedisë për të larguar militantët e dyshuar kurdë që dyshohet se “bredhin rrugët” e Stokholmit.
Qëndrimi kreut të shtetit turk po mbështetet nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Të dy vendet mbeten të vetmet anëtarë të NATO-s që ende qëndrojnë në rrugën e ratifikimit unanim të nevojshëm që Suedia të bëhet anëtarja e 32-të e bllokut.