Në muajin prill janë dhënë 330 leje ndërtimi, 145 për ndërtesa të larta
Gjatë muajit prill të këtij viti janë dhënë 330 leje ndërtimi, që është për 2.1 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS).
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 6 841 858 mijë denarë, që është për 25.0% më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 145 (43.9 %) janë të destinuara për objekte të ndërtimit të lartë, 119 (36.1 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 66 (20.0 %) objektet për rikonstruim.
Te 161 (48.8 %) si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa tek 169 (51.2 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.
Gjithnjë sipas raportit është paraparë ndërtimi i 393 banesave me një sipërfaqe të përgjithshme prej 37 887 m2.