DiasporaMaqedoni

Në moshë 103 vjeçare ndërroi jetë në Amerikë Hafëz Jusuf Azemi, hoxha dhe ballisti trim nga Tetova

Në moshë 103 vjeçare në Çikago të SHBA-ve, ka ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes shqiptare, Hafëz Jusuf Azemi nga fshati Dobrosht. E gjithë jeta dhe veprimtaria e tij ka qenë e përkushtuar për çështjen shqiptare, ku u çmua si një atdhetar i devotshëm dhe i pa lodhur për të drejtat e shqiptarëve. Jetën ja kushtoj kauzës shqiptare dhe për këtë Hafëz Jusufi ka lënë gjurmë në historinë tonë të lavdishme. Ashtu siç e kujtojnë familjarët por edhe të gjithë bashkëveprimtarët e tij, fjalët që më shpesh përsërite ishin këto; “Po të kisha edhe një jetë, unë përsëri do të veproja për çështjen shqiptare”.

“I lehtë qoftë dheu për të, ngushëllime familjes dhe të gjithë bashkëveprimtarëve të tij!”, ka ngushëlluar kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.