Kolumna

Në mbështetje të protestës shqiptare në Shkup!

Mona Agrigoroaiei
Medai Shaholli

Më 8 shtator 2021, në ditën e pavarësisë së ‘drzhavës severna’ do të organizohet një protestë shqiptare në Shkup, kundër rasteve të montuara, ndërsa ne veprimtarët nga diaspora në emër të shokëve tanë e mbështesim fuqishëm moralisht këtë protestë dhe e konsiderojmë si protestë e drejtë.
Rastet e montuara si “Monstra” apo “Kumanova” përbëjnë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, të drejtave të shqiptarëve në ‘drzhavën severna’ veç kordinimit të proceseve të montuara nga ana e prokurorisë dhe gjykatave leva të pushtetit kundër shqiptarëve, janë edhe partiçkat tona politike si pjesë e bashkëpunimit të paturpshëm kolaboracionist e shqipfolës me pushtetin!

Të gjitha rastet e montuara përbëjnë thelbin e përbuzjes së shqiptarëve nga ana e qeverisë shtypëse sllavo-shqipfolëse dhe duhet të protestohet vazhdimisht deri kur të dëgjojë edhe Europa plake zërin e revoltës shqiptare.

Ato raste janë shkelje e të drejtave të njeriut sepse shumë shqiptarë u burgosën padrejtësisht pas këtyre rasteve të kurdisura, me dënime maksimale!
Me këto rasteve janë shkelur të drejtat themelore të popullit shqiptar, të cilit u janë dënuar bijt e vetë vetëm e vetëm se janë shqiptarë!
Shqiptarëve me anë të Marrëveshjes së Ohrit, u është premtuar “barazi” dhe “të drejta”, mirëpo sipas “shtetit” sllavo-maqedonas kjo “barazi” mbaron atje ku duhet të mbarojë e vërteta rreth këtyre rasteve të montuara.

Raste të tilla janë edhe shprehje e hapur e kolaboracionizmit shqipfolës sepse partitë shqipfolëse në pushtet, sidomos DUI kanë pasur dijeni për këdo që do të burgosej, si dhe për çdo plan që do të vinin në zbatim, me çka kanë ofruar mbështetje shërbimeve maqedonase në kryerjen e këtyre akteve të ogurzeza dhe më e rëndësishmja, nuk janë kundërshtuar.

Karrigia për DUI-n ishte më e rëndësishme për ta sesa e vërteta dhe e drejta.

Gjithashtu duhet të pohojmë se Europa Plake nuk ka reaguar kurrë në rivendosjen e të drejtës dhe të së vërtetes, i ka përkdhelur sllavo-maqedonët dhe shqipfolësit bashkë dhe sikur ka fshehur m..tin nën qillim, duke harruar se këtij i vjen era m..t nga larg.

Për të gjithë këto arsye ne mbështesim protestën shqiptare në Shkup dhe kërkojmë zbardhje të rasteve të montuara dhe DREJTËSI PËR SHQIPTARËT!