Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut temperaturat gjatë natës temperaturat ranë deri -19

Në Berovë sot në mëngjes është më së ftohti, -19, ndërsa më ngrohtë – 2 gradë në Dojran. Siç kumtoi DPHM-ja, deri në ora 7:30 janë matur -18 gradë në Manastir, -13 në Tetovë, -12 në Prilep, Demir Kapi dhe Dibër, -11 në Shkup-Petrovec dhe Hanet e Mavrovës, -9 në Kriva Pallankë, Shtip dhe Kavadar, -8 në Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, Veles, Krushevë, Pretor, Vinicë dhe Kodrën e Diellit, -7 në Ohër dhe Kumanovë dhe -4 në Gjevgjeli.

Lartësia e shtresës së borës sot në orën shtatë është 22 centimetra në Hanet e Mavrovës, 18 në Manastir dhe Kodrën e Diellit, 16 në Dibër, 15 në Tetovë, 14 në Gjurishte, 13 në Berovë, 12 në Krushevë, 11 në Lazaropole. , 9 në Pretor, tetë në Ohër, shtatë në Demir Kapi, tre në Strumicë dhe Prilep, dy në Shtip dhe një centimetër në Kriva Pallankë.

Gjatë natës dhe sot në mëngjes ka mbizotëruar moti i kthjellët, i qetë dhe i ftohtë. Në Demir Kapi ka mjegull me dukshmëri të kufiziar horizontale prej 50 metrash. ndërsa paraqitje të mjegullës së dobët ka në Manastir.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale, i qetë dhe i ftohtë. Temperatura maksimale do të lëvizë nga -3 deri në 6 gradë.

Në Shkup, me diell dhe qetë me vranësira të vogla. Temperatura maksimale do të arrijë në tre gradë.