Maqedoni

Në Maqedoni vetëm 2 për qind e prindërve kanë kërkuar që fëmijët e tyre të mësojnë online

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska për TV Sitel tha se sistemi varet nga çdo individ nëse fëmijët do të mbesin në shkollë ose jo, ndërsa në sistemin arsimor, 74 për qind e të punësuarve janë të vaksinuar.

Ajo tha se sistemi është i përgatitur për tre skenarë edhe atë, mësim me prezencë fizike, model hibrid që do të thotë gjysmë online dhe gjysmën tjetër në shkollë dhe modelin online, ndërsa për çdo ndryshim vendos Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, Shtabi Kryesor i Krizave dhe Qeveria.

Ajo tha se pjesa më e madhe e mësimdhënësve janë vaksinuar, ndërsa tani e rëndësishme është vaksinimi i prindërve duke u bërë thirrje prindërve që të vaksinohen.

“Nëse dy fëmijë ulen në bankë shkollore, ata në mënyrë absolutë i respektojnë masat për shkak se mbajnë masa. Protokollet janë të qarta, mbajtja e maskave, deznfektimi, ajrosja e hapësirave dhe matja e temperaturave. Bëj apel të respektohen protokollet por edhe të vaksinohen kuadri arsimor dhe prindërit”, tha Carovska.

Në lidhje se sa prindër kanë kërkuar që fëmija e tyre të mësoje online, Carovska tha se rreth 2% kanë kërkuar që të ndiqet mësimi online, që sipas Carovsksës, një shifër e tillë ka qenë e pritshme.

“Nga 180 mijë nxënës në shkollë fillore dhe 70 mijë në shkollë të mesme, që do të thotë se rreth 250 mijë nxënës filluan nga 1 shtatori me mësim. Rreth 2 për qind e nxënësve kërkuan online që është e pranueshme”, tha Carovska.