Në Maqedoni ka 20 mijë votues kosovarë, 90 për qind pritet të votojnë për VV-në
Në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 20 mijë qytetarë që kanë (edhe) shtetësi të Kosovës dhe njëkohësisht të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit. Tek ata vërehet gatishmëri e madhe për të marë pjesë në këto zgjedhje dhe për të
“Nuk ka regjistër, por mendohet se ka rreth 20 mijë votues. Si edhe votuesit tjerë jashtë Kosovës, ata janë votues ideali, nuk kanë ndonjë interes punësimi, ndonjë interes tjetër dhe shumica janë me Vetëvendosjen”, deklaroi për portalin Lideri.mk deputeti i VV-së në Maqedoni, Bekim Qoku, me rastin e hapjes së zyrës në Shkup. Ai pret që VV të fiton së paku 52 për qind të votave.
Radhëve të VV-së i është bashkuar edhe veterani Isak Tusha nga rrethina e Shkupit.
“Vetëvendosja e meriton edhe një mandat të ri dhe të plotë. Pres fitore të bindshme dhe formimin e qeverisë së re Kurti pas 9 shkurtit”, deklaroi Tusha për portalin Lideri.mk.
Ndryshe deputeti bBekim Qoku në emisionin OnTime në TV-Koha tha se Vetëvendosje do të hap subjekt politik edhe në Maqedoni të Veriut atëherë kur do e sheh se është strukturar në të gjithë shtetin.
Qoku tha se si Vetëvendosje nuk kanë marrë asnjë pozitë në ekzekutiv dhe as që mendojnë të garojnë në ndonjë komunë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen kah fundi i 2025.
Kur u pyet se a do mund shqiptarët të kushtëzojnë VMRO-DPMNE-në për ndryshimet kushtetuese, ai tha se për këtë duhet një unitet i gjërë i të gjitha partive dhe kjo gjë duhet bërë nëse pala maqedone nuk reflekton ndaj kërkesave tona.
Qoku gjithashtu tha se është rëndë të bashkëjetosh me një popull që nuk dëshiron të integrohet në Bashkimin Evropian, aq rëndë sa që me fjalë të tij e përshkruajti “Na ka dënuar Zoti të jetojmë më ta.”