Në Maqedoni 13,7% e fëmijëve kanë lindur nga lidhjet jashtë martesore
Në Maqedoninë e Veriut vetëm 13,7 për qind e fëmijëve kanë lindur në lidhje jashtë martesore, për dallim nga Evropa Perëndimore dhe Veriore ku më shumë se gjysma e fëmijëve të lindur të gjallë janë nga prindër të pamartuar, tregon analiza e portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Eurostat.
Në Evropë, më pak fëmijë të lindur jashtë martese sesa në Maqedoninë e Veriut, ka në Turqi (2.8%) dhe në Bjellorusi (13.0%). Nga vendet e rajonit, në Greqi 16,5 për qind e lindjeve të gjalla janë nga prindër të pamartuar, në Kroaci 23,6, në Serbi 30, në Slloveni 57,7 dhe në Bullgari 59,9 për qind.
Pothuajse në të gjithë Evropën Veriore dhe Perëndimore, numri më i madh i fëmijëve kanë lindur jashtë martese. Përqindja e fëmijëve jashtëmartesor është më e lartë në Islandë (69,4%), në Francë (63,5%) dhe në Portugali (60,0%).
Në shumicën e vendeve të Evropës Lindore, ky numër është nën 30 për qind dhe është më i larti në Bullgari (59.9%) dhe Republikën Çeke (48.5%).
“Landgeist” vë në dukje se trendi i uljes së martesave vazhdon, veçanërisht në Evropën Veriore dhe Perëndimore, që rezulton edhe në lindjen e foshnjave nga prindër që nuk janë të martuar ose në një partneritet civil.