Rajon - Botë

Në luftë me kancerin, Shtëpia e Bardhë i uron shërim të shpejtë Kate Middleton

Shtëpia e Bardhë i ka dërguar një mesazh mbështetjeje Princeshës së Uellsit Kate Middleton, e cila më herët zbuloi se po “lufton” me kancerin, duke i uruar një shërim të plotë.

“Natyrisht që të gjithë sapo kemi dëgjuar lajmin e tmerrshëm,” tha zëdhënësja Karin Jean-Pierre. “Mendimet tona janë me Dukeshën e Kembrixhit, familjen dhe miqtë e saj gjatë kësaj kohe tepër të vështirë dhe sigurisht që i urojmë një shërim të shpejtë”.

Kujtojmë që nëpërmjet një videoje, Middleton shpjegoi se ka kaluar dy muaj të vështirë dhe se nuk e dinte që ishte prekur nga kanceri kur iu nënshtrua operacionit në janar. Pallati mbretëror britanik nuk zbuloi më shumë detaje për llojin e kancerit, por tha se kishte besim që princesha do të shërohej plotësisht.