Në Kosovë sot mbahen dy marshe, njëri në mbështetje të Izraelit, tjetri në mbështetje të Palestinës
Konflikti izraelit-palestinez ka ndarë në dysh popullin e Kosovës. Ditë më parë në Prishtinë u organizua një marsh protestues në përkrahje të popullit palestinez. E kjo bëri që të ketë reagime të shumta. Madje për këtë qëllim sot do të mbahen edhe dy marshe. Njëri pro Izraelit e tjetri pro Palestinës.
Forumi Rinor i “Naša Inicijativa” ka paralajmëruar marsh solidarizues me popullin palestinez në Prizren, e që pritet të mbahet në ora 13:45). Po ashtu organizohet marsh solidarizues me popullin hebre, me lokacion në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, e që pritet të mbahet në ora 14:00.
Kujtojmë se pas disa ditësh luftime, mbrëmë është arritur armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.