Në komunizëm nuk dua të frymoj as si i gjallë, apo në të nuk dua të figuroj as si i vdekur
Ejup Berisha
Të gjithë njerezit anë e mbanë botë
s duan të kenë jetë më të mirë. Apo të gjithë këta duan të jetojnë të qetë, të pasur, të lumtur dhe pa kurrfar brengash. Gjithashtu të gjithë njerëzit e botës duan të jenë të lire dhe të barabartë
në shtetin ku jetojnë.Kjo don të thotë pa përzierje apo dhe pa tentim që dikush tjetër perveç tyre tua dikton kushtet dhe mënyrat e jetesës së tyre. Shkurt e shqip thënë të gjithë njerëzit duan të jetojnë në një shtet me sistem demokratik të qeverisjes. Kjo për faktin se këtu supozohet se shteti është më i kontrolluar dhe forca fizike e tij më e kufizuar gjë që nuk është rasti te shtetet me sistem autokratik të qeverjsjes. Në këtë sistemin e fundit qeveris vetemse një individ apo dhe qeverisin vetëmse grupime të caktuara individësh dhe këta shpesh e imponojnë kryesisht vetëmse vullnetin e tyre në shtet dhe në shoqëri duke e pamundë
suar zbatimin e vullnetit të të gjithëve. Me kë
të rast këta i përjashtojne nga procesi i vendim-marrjes të gjithë individët e tjerë duke e faktorizuar vetëmse veten e tyre.Te ne këtu në shtetin tonë edhe pse në vitin 1991 u shpall se u ndryshua sistemi i qeverisjes shtetërore nga ai autokratik në
atë demokratik ne këtu nuk e kemi ndjerë aspak shumë gjatë kohë këtë ndryshim të promovuar. Pra këtu te ne deri para 6 muajve dominoi sistemi autokratik me emërtim të rrejshëm kinse bëhet fjalë për dominim demokracie. Një sistem i prezentuar me të pavërteta dhe me genjeshtra tërë kohës do të prodhon vetëmse të pavërteta dhe gjënjeshtra e jo realitet. Kjo gjë edhe ka ndodhur tërë kohës këtu te ne. Apo ne këtu shumë gjatë kohë jetuam me këto të pavërteta dhe fjalë të kota. Kështu ata në pushtet neve shumicës së qytetarëve tërë kohës na gënjyen se jemi bartës të sovranitetit shtetëror apo dhe se pushteti gjatë gjithë kohës është në shërbimin tonë, por kjo asnjëher nuk ndodhi. Akoma më kujtohen fjalët e politikaneve të proviniencave të ndryshme politike se ne tërë kohës jemi të lire dhe të barabartë Dhe ripërsëris se këto fjalë tëtyre tërë
kohës ishin të pavërteta. Apo të njejat ishin genjeshtra të ripë
rsëritura shumë shpesh nga politikan gënjeshtar të
cilët këtë e kishin vesin kryesor të tyre. Do të themë se u bënë gati 34 vite te ne dhe këtu askush nuk tentoi që komunizmin ta zë
vendeson me demokracinë. Apo me këtë rast njëmendësinë politike ta zëvendëson me pluralizmin politik. Unë i kamë bërë më shumë se 50 vite moshë dhe askund nuk e kamë pa dhe nuk e kamë ndjerë se ndonjëher këtu në RMV ka dominuar demokracia. Dhe meqë jeta ime po ikën shumë shpejtë unë dua të themë se nuk dua që ate ta pë rfundoj në një shtet komunist. Në një shtet të tillë nuk dua të rri as pas përfundimit të jetës time. Besoj dhe shpresoj se koalicioni VLEN krahas ndryshmit fillestar politik që e bëri ky gjithashtu do ta bën edhe revolucionin real përfundimtar kundër komunizmit në vendin tonë.Veprim ky i premtuar dhe i parealizuar më tepër se tre dekada këtu në RMV.