October 16, 2024
Maqedoni

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Me paraqitjen e dëshmive nga ana e Prokurorisë në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot në orën 10:00 duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Në seancën e kaluar gjyqësore dëshmoi nëna e Vanjës, Zorica Gjorçevska, si dhe vajza e Zhezhovskit, Ana Kirkova dhe bashkëshorti i saj, Todor Kirkov.
Nëna e Vanja Gjorçevska deklaroi se nuk i njeh të akuzuarit për vrasjen e vajzës së saj. Në seancë ajo dëshmoi për ditën kur vajza e saj ishte zhdukur dhe kërkimet rreth saj.

Kirkovët dëshmuan për momentin kur e kishin vërejtur se nuk gjendet Zhezhovski, denoncimin në polici dhe gjetjen e tij.

Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.