Maqedoni

Në ditën e Alfabetit, dy festa në Shkup

Shkruan: Merita Abazi, shkrimtare
NË DITËN E ALFABETIT, DY FESTA NË SHKUP.

Sot në 22 nëntor të vitit 2022 u mbajt promovimi i librit të Pr
Dr. Jahja Llukës, “Bllaca 99″në lokalet e gjimnazit “”Zef Lush Marku”në Shkup
Në prezencën e një auditori mjaft fisnik, intelektualë, shkrimtarë, drejtorë, profesorë nga R. e Kosovës si dhe prej Shkupit, nxënës e studentë, u fol për rëndësinë e këtij manifestimi të madhë të alfabetit tonë të shenjtë. Artisti Xhevat Limani recitoi Naimin , bilbilin e gjuhës tonë. Kjo na la një përshtypje të jashtëzakonshme. Pastaj u promovua libri i pr.dr Jahja Llukës “Bllaca 99” për të cilin folën pr. Dr Qerim Lita, dr. Bexhihudin Shehapi , pr dr Jahja Lluka. Në fund , një koktej i organizuar nga dr. Bexhihudin Shehapi si përfaqësues i organizatës humanitare “El Hilall”që gjatë tmerrit të të ikurve nga Kosova kishin dhënë një kontribut të ndihmës për të dëbuarit
R.e M. së Veriut, shqiptarët, popullata, dhanë një ndihmë të madhe në përballjen e këtij egzodi të tmerrshëm. U ndamë me përshëndetjen e premtime për promovime të librave të rradhës.