Në dalje të Maqedonisë së Veriut kapen kontrabandistët e orëve të luksoze
Në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanoc, nëpunësit doganorë serbë të mërkurën kanë parandaluar tentativën e kontrabandës së tri orëve të shtrenjta të dorës vlera e të cilave vlerësohet në më shumë se 34.000 euro.
Drejtoria e Doganës njoftoi se kontrabanduesit ishin zbuluar në hyrje të Serbisë, gjatë kontrollit të një automobili me targa të huaja.
“Edhe shoferi dhe shoqëruesja e tij, të cilët udhëtonin nga Maqedonia e Veriut për në Çeki, thanë se nuk kanë çka të denoncojnë përveç bagazhit personal. Por, gjatë kontrollit të hollësishëm, nëpunësit doganorë panë se shoferi ka orë në dy duart: ‘Rolex’ të përdorur dhe ‘Hublot Spirit of Big Bang’ plotësisht të ri i cili kishte foli mbrojtëse”, bëhet e ditur në kumtesën e doganës.
Pastaj, në xhupin, i cili ishte i varur në automobil, ishin gjetur edhe dy orë të reja të dorës: një orë e meshkujve “Zenith Defy El Primero 21” dhe një për femra “Zenith Defy”.
“Udhëtarit, i cili deklaroi se ka shitore për shitje të orëve në Çeki, iu kthye Rolexi i përdorur, ndërsa orët e reja për të cilat nuk ka pasur kurrfarë dokumente, me vendim gjyqësor i janë marrë”, bënë të ditur nga Drejtoria e Doganës e Serbisë.