Kolumna

Ne çështjen e projektit Ballkani i hapur unë e mbështes Presidentin e Republikës Stevo Pendarovski

Ejup Berisha

Në perplasjen e fundit të Kryeministrit në shkuarje të Qeverisë së RMV-së Zoran Zaev me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski rreth projektit Ballkani i hapur unë pa rezervë e përkrah dhe plotësishte e mbështes Presidentin Pendarovski. Presidenti lidhur me qështjen e projektit Open Ballkan ka plësishte të drejte I njëjti projekt pra sipas tij nuk guxon të jetë zëvendësim për antarsimin e plotë të shteteve te Ballkanit Perendimore në Bashkimin Europjan, dhe e dyta Presidenti ka gjithashtu të drejtë që nuk e përkrah projektin në fjalë sepse gjysma e shteteve të Ballkanit Perendimore nuk janë të gatshme që të bëhen pjese e projektit Ballkani I hapur gjë që nismën e bëjnë jo te plote apo gjysmake dhe të parealizueshme. Në të deri tani janë kyqur Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Serbisë dhe Republika e Shqipërisë por në të nuk janë kyqur Republika e Kosovës, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Prandaj Presidenti Stevo Pendarovski ka plotesisht të drejtë edhe në aspekt të kundërshtimit të pare pra kur behet fjalë për tendencat e mundëshme që Ballkani i hapur te paraqitet si zëvendësim për antarsimin e plote të shteteve të Ballkanit Perendimor në BE, ai pra shumë të drejtë edhe kur thotë se për antarsimin e plotë në BE nuk ka dhe nuk duhet të ketë alternativë tjetër ndërsa unë do të shtoj se i njëjti është përcaktim dhe aspiratë e kahmotshme e qytetarëve të shteteve të rajonit por edhe e qytetarëve te vendit tonë, pra kur bëhet fjalë për këtë qështjen e antarsimit të shteteve tona në BE antarsimi i plotë nuk duhet të ketë alternativë tjetër. Kur jemi te antarsimi I vendit tonë në Bashkimin Europjan edhe gjat mbledhjes së fundit të Keshillit Europjan që u mbajt para dy ditësh më 15 dhjetorë Bullgaria nuk e hoqi veton për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për antarsimin e RMV-së dhe të Republikës së Shqipërisë ne Bashkimin Europjan.Edhe kësaj radhe nuk u arrit që të shmanget vetoja nga Bullgaria për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për antarsimin e dy shteteve në BE. Edhe pse politikanët e vendit tonë me plot entuziazëm gjatë tërë kohës premtonin se vendi i ynë me siguri se do të marrë datë për antarsim në BE këtë muaj kjo edhe kësaj radhe fatkeqsisht nuk ndodhi. Këtyre premtimeve të tyre lirisht mund tu thuhen broqkulla apo dhe fjalë të bukura por të kota dhe joserioze. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e Republikës së Shqiperisë serish mbetën pa datën e nevojshme dhe të domosdoshme për antarsim në BE. Pra përpjekjet 17 vjeqare për integrimin e RMV-së në BE po “shperblehen” me pamundësi për realizimin e kësaj aspirate të kahmotshme dhe shumë të dëshirueshme për të gjithë qytetarët e vendit tonë e ajo është marrja e datës për fillimin e bisedimeve për antarsim të plotë në BE .Dhe në rastin konkret kush i ka fajet politikanët vendorë, politikanët e shtetit fqinj apo politikanët e BE-së.Ne rastin konkret pra fajin e ndajnë të tre grupet e politikanëve me ate që politikanët vendorë kanë më se shumti faj, pastaj fajtorë janë politikanët e Bullgarisë dhe një pjesë të vogël të fajit e kanë edhe politikanët e Bashkimit Europjan. Kur bëhet fjalë për Ballkanin e hapur Presidenti I Republikes se Maqedomise se Veriut Z Stevo Pendarovski gjatë kësaj jave i dha një dimension te ri dhe shumë pozitiv qështjes gjatë vizitës së tij në Republiken e Kosovës të marten më 15 dhjetorë, i njëjti ngjashëm si edhe kolegija e tij Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u shpreh kundër projektit në fjalë me arsyetimet që u përmendën më lartë. Presidenti Stevo Pendarovski thotë se mbetet konzistent në qëndrimet e prezentuara prej tij tani por edhe më herët në fazat fillestare të promovimit të projektit të njohur si Ballkani i hapur.