September 28, 2024
Maqedoni

Në ambientet e Qendrës Filmike “Vardar Film”, në Shkup, u promovua libri i autorit Hamim M. Çilafi – Versioni më i mirë i vetes

Për vlerësimim e librit, foli publicisti dhe shkrimtari i disa librave profesionistë dhe letrarë, z. Iljasa Salihu, ku vlerësoi lart guximin e autorit për këtë libër psikologjik, motivues e sportiv, ku elaboroi dhe analizoi tematikën dhe përmbajtjen e librit.

Gjithashtu pati diskutime dhe vlerësime edhe nga publiku për autorin dhe për librin në fjalë.

Promovimi u mbështet nga shoqata qytetare për zhvillimin e kulturës “MARGUS”, Shkup.

Falënderojmë drejtorin e qendrës filmike “Vardar Film” z. Arsim Ramadani, si dhe filmologun Arsim Leskovica për mbështjetjen e tyre në mbarëvajtjen e këtij eventi kulturor.