Maqedoni

Ndryshojnë rregullat, edhe nëse ka alarme për bomba, nxënësit do vazhdojnë mësimin

Është sjellur vendim për ndryshimin e protokolleve shkollore lidhur me alarmet për bomba. Sipas protokolleve të reja, edhe nëse ka alarm për bomba, nxënësit do të vazhdojnë mësimin, deri sa policia do të bëjë kontrollet, transmeton Lideri.mk.

Nga ana tjeteo ashpërsohen masat kontrolluese në shkolla nga ana e policisë, kurse prindët do të mund ti marin nxënësit vetem tek hyrja kryesore.

Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme bën të dtur se edhe sot është konstatuar se alarmet për bomba në tre shkolla të Shkupit kanë qenë të rrejshme.

Nga MPB thonë se me kohë janë marrë masat për kontrollet antiterroriste.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë ndërmarrë masat dhe veprimet përkatëse nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.