Ndryshimi i kufijve në Ballkan: BE po përgatit një “non-paper” të ri, ja kush e thotë
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha thotë se, BE-ja po e përgatit një “non-paper” të radhës për ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka folur për një “non-paper” që sipas tij, tradicionalisht Shërbimi i Jashtëm i BE-së nuk harton dokumente të tilla.
Sipas tij, vendet e Ballkanit e kanë përgjegjësinë e vet që të përfundojnë detyrat e shtëpisë.
“Se në afat-shkurtër BE-ja do gjej kapacitetet për vendimet e lartcekura nuk kam dyshim, por pyetja që patjetër do lind është se a do pranohen këto 6 shtetet ndaras në BE, apo së bashku? Dhe në fakt kjo është pyetja për të cilën idealisht, së shpejti, BE-ja do përgatit një “non-paper” të radhës”, shkruan ai.
Ky është tani një “non-paper” me autor – dhe shumë të rëndësishëm. Tradicionalisht Shërbimi i Jashtëm i BE-së nuk harton dokumentet e këtilla, qoftë edhe “non-paper”, pa një konsultim paraprak me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së. Rrjedhimisht, mund të konkludohet me siguri të madhe se ekziston një disponim i favorshëm brenda BE-së për idetë e diskutuara.
Ndoshta pjesa më e rëndësishme e dokumentit është vetnjohja nga BE-ja se status-quoja në rajon është paqëndrueshme dhe të gjitha vendet e Ballkanit presin lidership të vendosur nga ana e BE-së. Kjo, në afatshkurtër, nënkupton minimalisht vendimet në vijim:
– Kosovë: liberalizim i vizave dhe statusi i vendit kandidat;
– Bosnje: statusi i vendit kandidat;
– Maqedoni dhe Shqipëri: nisja e negociatave;
– Mali i Zi dhe Serbi: datë jozyrtare për anëtarësim në BE apo një zgjidhje kreative diplomatike që do avanconte marrëdhëniet e tyre me BE-në.
Ndërkohë, vendet e Ballkanit e kanë përgjegjësinë e vet që të përfundojnë detyrat e shtëpisë. Se në afat-shkurtër BE-ja do gjej kapacitetet për vendimet e lartcekura nuk kam dyshim, por pyetja që patjetër do lind është se a do pranohen këto 6 shtetet ndaras në BE, apo sëbashku? Dhe në fakt kjo është pyetja për të cilën idealisht, së shpejti, BE-ja do përgatit një “non-paper” të radhës.