MaqedoniOpinion

Ndryshime!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Ndryshimet që janë planifikuar qëë të bëhen në subjektet politike duhet të bëhen më shpesh dhe mos të bëhen si shtet mbretror.Sipas mendimit tim unë kurr nuk kisha pranuar që një parti poltike të jetë në pushte 20 apo 30 vite. Nëse e lëmë një parti në pushtet me kaq vite dhe me pushtetarë të njejtë vetëm duke i ndrruar ministritë në atë shtet nuk ka përparim. Një pushtetar të qëndrojë me kaq mandate në pushtet vetëm duke i ndrruar postet dhe kolltuqet ajo është mbretri që udhëheqin me shtetin derisa të vdesin.Një gjë e këtillë është kritikuar shumë se pse sistemi komunist gjithnjë është udhëhequr vetëm me të njejtit njerëz deri në vdekje.

Mu këta që kanë kritikuar sistemin e kaluar tani njejtë po e vazhdojnë dhe partitë politike i kanë bë prona private, klanore grupore etj. Unë gjithnjë një gjë të këtillë e kam kritikuar dhe sot i qëndrojë parimit të tillë që në çdo institucion të bëhen ndryshime dhe të zëvendsohen me gjeneratën e reja.Aty ku nuk ka ndryshime nuk ka edhe suksese, kështuqë më vjenë shumë mirë që këtë vit për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë Veriore që është marrë një hap do sjellë risi, pra duhet i tërë populli duhet të i mbështesë ndryshimet dhe të i mposhtin monopolizmin i cili na ka sjellur në grimenë neve si popull në Maqedoninë Veriore e sidomos tek ne shqiptarët ka sjellur edhe plagë të pashlyera, sepse me mos ndryshime në parti, pushtet e solli ikjen e gjeneratës së re nga vendlindjet dhe atdheu i tyre. Ndryshimet freskojnë dhe kontribojnë në interes të popullit, kombit dhe mbarë shoqërisë së atij shteti.