BallinaMaqedoni

Ndërron jetë një fëmijë 9-vjeçar në Klinikën e fëmijëve në Shkup

Dy ditë pas pranimit, në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup ka ndërruar jetë një fëmijë nëntë vjeçar. Fëmija më 14 janar është sjellë në klinikën e Shkupit nga spitali i Shtipit në gjendje të rëndë, thuhet në njoftimin me shkrim nga Spitali i Shtipit.

“Fëmija më 14 janar në ora 18 është sjellë në Repartin për sëmundje të fëmijëve në ISHP Spitalin Klinik – Shtip në gjendje të rëndë të përgjithshme me dëmtim të vetëdijes. Menjëherë janë bërë analizat biokimike dhe CT e kokës, dhe për shkak të gjendjes së rëndë, të njëjtën ditë në ora 19:00 me ndihmë mjekësore fëmija është transportuar në QSUT DB-Shkup, thuhet në njoftimin e Spitalit Klinik-Shtip.

Kur një djalosh nëntë vjeçar është sjellë në klinikën e Shkupit, ka pasur arrest kardiak dhe përkeqësim të parametrave vitalë, thonë nga Klinika për fëmijë për Thelma. Nga aty shtojnë se mjekët dyshojnë se shëndeti jo i mirë i fëmijës është pasojë e një infeksioni të zorrëve.

Fëmija nëntë vjeçar i cili ndërroi jetë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup është nga Komuna e Sveti Nikollës.

Muajin e kaluar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup ka ndërruar jetë një foshnjë shtatë muajshe. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka përjashtuar mundësinë e një gabimi mjekësor gjatë trajtimit, pasi ka marrë raportin nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (DSZI), i cili ka kryer një kontroll të jashtëzakonshëm.