July 1, 2024
Maqedoni

Ndërron jetë nëna 27 vjeçe në Shkup, shpëtohet foshnja

Një lehonë nga Dellçeva ka vdekur në klinikën Nënë Tereza në Shkup, përcjell TV21. Sipas informacioneve të para, lehona së pari është sjellë në spitalin në Shtip, për shkak të urgjencës së rastit, mjekët e kanë futur në sallë dhe e kanë kryer lindjen.

Lehona ka pasur shumë gjakderdhje pas çka menjëherë është intervenuar nga ana e mjekëve. Nëna dhe foshnja menjëherë janë dërguar në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup, ku lehona ka ndërruar jetë. Nga spitali në Shtip tashmë paralajmëruan më shumë informacione për rastin gjatë ditës së nesërme./tv21.tv