Ndërron jetë ish deputeti i LSDM-së!
Ka ndërruar jetë ish deputeti i LSDM-së nga Struga Stojçe Kovaçevski, ndërsa për vdekjen e tij njoftoi Radmilla Shekerinska, informon Zhurnal.
Kovaçevski ishte mjek i mjekësisë interne.
“Përgjithmonë iku shoku jonë, bashkëluftëtari jonë socialdemokrat, mjek i mjekësisë interne dhe ish deputet, Stojçe Kovaçevski nga Struga. Kujtimet e këtij njeriu të shkëlqyeshëm gjithmonë do të ngelen tek ne. Ndershmëria e tij, principet e drejtësia e bënë person të veçantë në politikë. Ngushëllime familjes”, ka shkraur Shekerinska në FB.//Zhurnal.mk