Ndërron jetë 48-vjeçari në Golem sapo futet në det, dyshohet se pësoi sulm në zemër
Një 48-vjeçar ka humbur jetën sot në plazhin e Golemit. Sipas policisë, sapo ka rënë në kontakt me ujin ai ka shfaqur shqetësime, e më pas ka humbur jetën. paraprakisht dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.
Në Golem, shtetasi M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.
Stafi mjekësor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.