Ndërroi jetë veprimtari tetovar, Rafi Halili, një jetë kushtuar kombit!
RA EDHE NJË LIS
Sot në Tetovë ndërroi jetë Rafi Halili i lindur në vitin 1950 -2022
Na shkoi sy hapur edhe një bashkëveprimtar, duke rrezistuar deri në ditën e fundit të jetës kundër padrejtësive që u bëhen shqiptarëve!
Konfrontimi i tij me pushtuesit, si e quante ai pushtetin, filloi që në moshën e tij si i mitur, në vitin e largët 1967. Ai nuk iu nënshtrua kërcënimeve asnjëherë, duke qenë në krye të Demostratave të vitit 1968. Pas rrevoltës së shqiptarëve, atë e shohim si udhëheqës i Organizatës Ilegale Kushtrimi i Lirisë. Edhe pse kërkohej nga gjithë shërbimet sekret të Jugosllavisë, ai një periudhë të gjatë veproi në ilegalitet duke u strehuar dhe bashkëvepruar që nga Struga deri në Kosovë.
Në 6 qershor të vitit 1982 ai rra në kurthë, me ç’rast na burgosën dhe na dënuan nga 13 dhe 15 vjetë burg!
Rafiu e filloi burgun e tretë me tre plagë të marra gjatë arrestimit dhe shkëmbim të zjarrit me Njësitë speciale të UDB.
Gjatë gjithë burgosjeve dhe vuajtjeve të dënimit, ai kiste qëndrim stoik dhe dinjitoz.
Lavdi jeta dhe vepra e Rafi Halili!
Ngushëllime familjes dhe shoqërisë!
Takimi Komemorativ do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal të Tetovës në ora 12.00!
Varrimi do të jetë nesër, 29.02.2022 në ora 15.30 në Tetovë
Sipas vullnetit të familjarëve, Shoqata do të merret me organizim dhe protokol të procedurës mortore!
Shoqata e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Shqiptarë, kryetar, Sh.Pollozhani.