Ndërroi jetë profesori i njohur Gjeografisë nga Kumanova, Mustafë Bediu
Sot (5 maj 2021) në moshën 69-vjeçare është ndarë nga jeta profesori i njohur i lëndës së Gjeografisë nga Kumanova, Mustafë Bediu, përcjell News-TV.
Ai ishte një profesor i rrallë, me më shumë se katër dekada në arsim, duke punuar nëpër të gjitha shkollat e mesme të Kumanovës.
Profesor Mustafë Bediu në vitet e 87/88 së bashku me disa profesorë të tjerë ka qenë i diferencuar politikë, për shkak të kërkesave të tyre për mësim në gjuhën shqipe. Në atë kohë, profesor Bediu punonte në shkollën e mesme teknike “Nace Bugjoni”.
Profesorë Mustafën do të kujtojmë si një personalitet të vecantë, i urtë dhe i dashur për të gjithë.
Ngushëllime të sinqerta familjes së tij! Lamtumirë profesor Mustafë./News-TV/