Ndërroi jetë pishtari i arsimit, mësuesi nga Sllupçani, Qemal Iseni
Tanimë i ndjeri, mësuesi Qemal Iseni, lindi në fshatin Sllupçan më 10.10.1945, ku punoi në arsim shkollën fillore të fshatit për 42 vjet. U pensionua në vitin 2009. Sipas familjarëve, ceremonia e varrimit do të bëhet me namazin e drekes ne varrezat e Kumanovës.
“Tani të ndjerin mësuesin Qemal e kisha njohur që kur isha nxënës i shkollës fillore ku ai punonte si mësues i shkollës së lartpërmendur.Pas përfundimit të stuiimeve edhe unë u punësova në këtë shkollë si arsimtar i gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Tani më ishim kolegë me mësuesin Qemal dhe punuam së bashku dersa u larguma dytë nga kjo vatër arsimore për në pension. Të flasësh dhe të shkruash për këtë mësues, edukator dhe pedagog duhet të shkruhet shumë e mbi të gjitha ne gjeneratat e reja që mësuesin Qemal Hysenin e kishim si këshilltar, sepse përvojën e tij në arsim e përcillte tek ne. Ai si njeri, si mësues ishte shumë i dashur nga nxënësit, prindrit dhe kolegët e punës. Unë personalisht kam kaluar dhe kam qëndruar shumë afër me te dhe asnjëherë nuk mund të i harrojë këshillat e tij. Tani i lutem Zotit që mësuesin Qemal Hysenin të e shpërblejë me xhennet për kontributtin e tij që i përkushtoi arsimit shqip aty ku punoi në shkollën nëntëvjeçare ” Faik Konica” të fshatit Sllupçan të komunës së Likovës!”, ka shkruar kolegu i tij shumëvjeçar, Nehat Jahiu.