Ndërroi jetë patrioti strugan, Shefit Iljazi, ngushëllon Zijadin Sela: Ishte veprimtar i pashoq!
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta e veprimtarit të pashoq, njeriut që vitet më të bukura të jetës i kaloi në qelitë e burgjeve të ish sistemit, njeriut që sakrifikoi gjithçka për çështjen kombëtare shqiptare. Sot u shua një shqiptar i madh. Shefit Iljazi nga Struga ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. Thjeshtësia, sinqeriteti dhe dashuria e madhe pa kushte për komb e flamur e karakterizonte xha Shefitin.
Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëveprimtarët e për gjithë shqiptarët. Vepra e xha Shefitit do të jetojë gjithmonë në këto troje.
U prehsh në paqe Shefit Iljazi, simboli i sakrificës dhe dashurisë për atdhe, komb e flamur! (Zijadin Sela)