Ndërroi jetë pa pritur i riu nga Tetova
Një lajm i dhimbshëm sot ka trondtiur Tetovën ku ka ndërruar jetë i riu anëtari i SHKASH Xheladin Zeqiri – Tetovë
Ja mesazhi i lamtumirës
Lamtumirë DONI!
Nuk mundemi ta besojmë se më nuk do të jesh në mesin tonë. Lajmi i sotshëm na trishtoi dhe mërziti pa masë.
Ti ishe shembulli më i mirë i një djali që respektonte shumë, përçonte dashuri dhe punonte pa u lodhur.
Ishe engjull në këtë botë dhe do jesh engjull në parajsë.
Çdoherë do të mbetesh në kujtimet dhe zemrat e çdo anëtari të “Xheladin Zeqirit’.
Ky është vendim i ZOTIT dhe ne duhet ta pranojmë.
Të qoftë dheu i lehtë Doni ynë i dashur!