Maqedoni

Ndërroi jetë në Zvicër inxhinieri nga Tetova, Erblin Azizi, ishte besimtar i devotshëm

Ka vdekur në moshë mjaft të re mërgimtari, Erblin Aziz.

Tashmë i ndjeri ishte edhe inxhinier i diplomuar në UAS Zurich të Zvicrës, shkruan Jepi zë.

Përveç si inxhinier, Erblini ishte edhe praktikues i fesë islame ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familjari i tij, Mustafë Bajrami.

Postimi i plotë:

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
‘Inna lilahi ve inna ilejhi raxhiun’
Miq e dashamirë! Ju bëj me dije se sot papritmas në moshën 27 vjeçare kaloi në mëshirën e Allahut nipi jonë i dashur Erblin Azizi. Ishte një besimtar i devotshëm, nip shumë i dashur, njeri me karakter të lartë që namazin kurrë nuk e linte dhe një inxhinier i diplomuar në UAS Zurich të Zvicrës!