Kosovë

Ndërroi jetë Nazmi Mikullovci, drejtori i Trepçës në vitet e saj të arta

Sot u nda nga jeta Nazmi Mikullovci, ish drejtor i Trepçës në vite e saj të suksesshme. Me këtë rast ka ngushëlluar edhe kryeministri Albin Kurti:

Sot u nda nga të gjithë ne Nazmi Mikullovci.

Emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj.

Nazmi Mikullovci është përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës.

Kushdo e njeh atë si Drejtorin e Trepçës në vitet e shkëlqyera të industrializimit të vendit.

Ndërsa shumë nga ne si orientuesin e përpiktë se si të optimalizohen mundësitë vendore në industri dhe ekonomi.

Për mua ka qenë më shumë se sa një bashkëpunëtor në më shumë se sa një dekadë.

Nazmi Mikullovci është mentori i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj.

Ngushëllime të sinqerta Familjes Mikullovci, miqve e bashkëpunëtorëve.