Ndërroi jetë kumanovari 44 vjeçar nga goditja e rrymës
Një kumanovar ka ndërruar jetë në vendin e punës pasi ka marrë goditje nga korrenti, përcjell TV21. Bëhet fjalë për personin D.G. nga Kumanova.
“Më datë 08.09.2023 rreth orës 16:50 në SPB-Kumanovë është raportuar se nga goditja elektrike në një fabrikë në Kumanovë është lënduar D.G.(44) nga Kumanova. Ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekjen”.
Nga MPB thonë se sipas udhëzimit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes.