Maqedoni

Ndërroi jetë ish gazetari dhe ambasadori në Zagreb, Mahi Nesimi

Sot në mëngjesin e 1 janarit ndërroi jetë publicisti, politikani dhe gazetari Mahi Nesimi nga Tetova.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

“Ju njoftoj se sot në mëngjes ndërroi jetë babai im, Mahi Nesimi. Varrimi do të bëhet me namazin e iqindisë në varrezat e qytetit në Tetovë”, qëndron në njoftimin e familjes Nesimi nga Tetova.

Peripecia e Nesimit para 11 vitesh ishte publikimi i dosjes së tij dhe shpalljes si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete në të kaluarën. Nesimi fitoi procesin gjyqësor kundër Komisionit në Gjykatën Administrative, pasi ai kishte marrë vendimin e Komisionit për Lustrim se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.

Nesimi ishte ambasadori i Maqedonisë në Kroaci dhe ka qenë redaktor në gazetën e dikurshme “Flaka e Vëllazërimit”.