Kosovë

Ndërroi jetë gazetarja ukrainase që gjeti strehim në Kosovë

Ndërroi jetë Olha Priadko, gazetarja ukrainase që gjeti strehim në Kosovë.
Me këtë rast ka ngushëlluar edhe kryeministri Albin Kurti.

“Na pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Priadko.

Olha dhe i biri i saj, Yaroslav, gjetën strehim në Kosovë nga viti 2023, për t’i shpëtuar tragjedisë së luftës në Ukrainë. Ajo ishte gazetare profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën që vetëm ata që kalojnë vuajtje të tilla mund ta kuptojnë.

Si pjesë e gazetarëve ukrainas të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë përmes programit “Gazetarët në Rezidencë” (JiR), të mbështetur nga Qeveria, ajo ndërtoi një jetë të re këtu mes nesh.

Në këtë ditë plot dhimbje, me mendje dhe zemër jemi pranë Yaroslavit të vogël, familjarëve e miqve të Olhës”, ka shkruar Kurti.