Ndërroi jetë djaloshi 17 vjeçar nga Shkupi që e goditi rryma duke bë video Tik Toku mbi tren
Një djalë 17-vjeçar nga Volkova e Shkupit ka ndërruar jetë pasi u godit nga rryma teksa ka qenë hipur mbi një vagone-cisternë më 16 janar të këtij viti, transmeton Lideri.mk
Fatkeqësisht, përkundër përpjekjeve maksimale të ekipeve mjekësore, pacienti 17 vjeçar me djegie dhe lëndime të rënda trupore ka humbur jetën – njoftoi Klinika e Shkupit.
Pacienti është trajtuar nga specialistë të kirurgjisë plastike dhe torakale në repartin e terapisë intensive, duke marrë parasysh rezultatet e të gjitha ekzaminimeve, parametrat dhe gjendjen e tij jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore.
Më 16 janar në një tren në komunën e Kisella Vodës, djaloshin e ka goditur rryma deri sa incizonte video, siç njoftuan mediat, për në Tik Tok.
Ministria e Brendshme ka sqaruar për rastin se vagone-cisterna ka marrë flakë dhe djali është transportuar në Qendrën Emergjente me autoambulancë./Lideri.mk