Ndërroi jetë Bob Dole, miku i shqiptarëve dhe patrioti që i shërbeu besnikërisht Amerikës 79 vjet
Sot në moshën 98-vjeçare ka vdekur ish-senatori amerikan, Bob Dole.
Në njoftimin e lëshuar nga Fondacioni Elizabeth Dole u bë e ditur edhe vdekja e Dole, në të cilin tutje thuhet se ai i shërbeu Amerikës besnikërisht për 79-vjet.
“Me zemër të thyer ju njoftojmë se senatori Robert Joseph Dole vdiq herët në mëngjes derisa ishte në gjumë”.
“Me vdekjen e tij, në moshën 98-vjeçare, ai i kishte shërbyer me besnikëri Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 79 vjet”, thuhet në njoftimin e publikuar në Twitter.