Rajon - Botë

Ndërroi jetë aktivisti i çështjes kombëtare, në vitin 1968 ngriti flamurin kuq e zi në Malësinë e Madhe

Ka vdekur sot aktivisti i hershëm i çështjes kombëtare Xhemal Nikaj.

I ndjeri vdiq në Tuz të Malit të Zi. Varrimi bëhet nesër në fshatin Dinoshë.

“Xhemali në vitin 1968 ngriti flamurin në Malësi të Madhe. Ishte hera e parë që në ish-Jugosllavi u ngrit flamuri në troje shqiptare në Mal të Zi. Për çka u persekutua nga pushteti i atëhershëm. Ai nuk e ndali aktivitetin e tij kombëtar gjatë gjithë kohës. Gjatë luftës në Kosovë organizoi pritjen e familjeve shqiptare nga Kosova. Njëzetmijë të shpërngulur nga Kosova u mbështetën nga ai dhe Këshilli të cilin e drejtoi. Shkuarja e tij në përjetësi është lajm i trishtë për shqiptarinë dhe lëvizjen kombëtare e posaçërisht për shqiptarët në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.