Opinion

Ndërrohet Gabriel Escobar-i, diplomati nga Tetova: Fat i madh, e zëvendëson Aleksandar Kasanof!

Shkruan: Daim Ilazi, diplomat

Sasha është diplomat me pervojë të madhe djplomatike,poliglot, ka shërbyer më parë si asistent ekzekutiv i ish-nënsekretares për Çështjet Politike Victoria Nuland dhe ushtrues i detyrës së nënsekretarit për Çështjet Politike, John Bass.

Ai ka shërbyer jashtë shtetit si diplomat i lartë në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë. Departamentit Amerikan i Shtetit tregon se ai ka marrë çmimin “James Clement Dunn” për ekselencë për punën e tij si këshilltar politik në Ambasadën e SHBA-së në Kyiv Uktainë gjatë Revolucionit Maidan dhe pushtimit të mëvonshëm të Rusisë në Ukrainë.

Detyrat e postet e Sashës në Washington përfshijnë: Drejtor i Zyrës së Politikave dhe Programeve Globale në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, zëvendësdrejtor i Stafit të Sekretariatit Ekzekutiv, drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Lindore dhe zëvendësdrejtor i Zyrës së Çështjeve të Kaukazit dhe Konflikteve Rajonale. Ai është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, shkollën “Johns Hopkins” të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare dhe kolegjin “Hamilton”. Sasha është diplomat dinamik, poliglot, flet frëngjisht, italisht, rusisht dhe spanjisht. Eshtë diplomat vertikal. Kasanof është njohës i shkëlqyer i problemeve gjeopolitike në Evropë, Azi e më gjêrê.