September 29, 2024
Maqedoni

Ndahet nga jeta veterania e arsimit nga Kërçova, Afete Murati Neziri

Pikëllimi nuk i besonte të vërtetës e dhimbjes, por sot kur vllau Ismeti më dërgoi foton e kortezhit tënd, një pikë loti ra mbi imazhin e flamurit kuq e zi që të mbulonte. Me ndjenjë krenarie më përshkoi kujtimi për ty, biografia jote, jeta jote!
Ishit ndër të parat që me motrën tënde Kadishen, tani edhe ajo e ndjerë, kushurirat tua e motrat e mija, Muradijen dhe Remzijen, filluat rrugëtimin e arsimit dhe simbolit udhërrëfyes për emancipimin e femrës kërçovare, e asaj shqiptare në këto treva.Ishe ti që i prijte kalvarit të shkurtër por shpresëlargët, si më e madhja në familje. Sa antagonizma fjalësh, sa hije të zeza thyen rrezet e diturisë?!
Ti buzëqeshje
Ti kurrë s’u dorëzove!
Nuk doje as të hidhërohesh, sepse kuptoje kohën dhe situatën e kombit tënd
Dhe po me a’t buzëqeshje triumfove, triumfuat të gjitha!
Kultivuat kulturën, dinjitetin shqiptar,duke realizuar ëndërrën në realitet,duke shtrirë e shtruar me shkronja vizionin.
Sa gjenerata, sa sy plot entuziazëm panë dritën e këtyre shkronjave?
Por ti buzëqeshje, kishe rininë dhe elanin.
Po me at elan qëndrove deri në fund,e nderove shkollën dhe shqiptarinë, prandaj flamuri sot aq shumë të paska hije.
Unë e di se ke buzëqeshur edhe çastin e fundit.
E di se ndoshta je mërzitur për Ne, sepse mungesa jote mbërthen edhe të kaluarën edhe të tashmen.
Përveç të buzëqeshësh, të dhurosh ngrohtësi, të këshillosh e ndihmosh,tjetër s’ke dashur të perceptosh nga natyra njerëzore.
Po tani kush do na ngushëllojë neve?
Sot e kërkojmë buzëqeshjen tënde për të fundit herë!
E di se të kemi lodhur të gjithë,,, sepse çka ndodhte vinim te ti,,, për të mirë e për të keq.
Si do ndjejmë mungesën tënde, s’kam ide.
Ndoshta kur të shohim Luanin e Lulin,ose nipat e mbesat që ke lënë pas! Ndoshta,sepse të gjithë kanë diçka nga Ty.
Përveç vijave të ngjajshmërisë, Ata kanë edukatën e buzëqeshjes s’ate!
Lamtumirë kushërira dhe motra jonë!
Faleminderit që na ke dhuruar aq shumë!
Sonte është nata e parë e varrit do lutem për Ty,,, sonte Allahut xh.h. i përgjërohem dhe i bie në sexhde për ta falenderuar që të dha jetë e të jetojmë një kohë me Ty !
Ti do jetosh në zemrat tona përgjithmonë!
U prefsh e qetë në Xhenet!
Lamtumirë buzëqeshje!