Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës
Ish-kryetari i parlamentit të Kosovës Kolë Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij Visar Berisha me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Kolë Berisha ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007, gjithashtu ishte edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte gjithashtu edhe i burgosur politik, e ish anëtar i ekipit negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës
Postimi i plotë i Visar Berishës
Sot heret ne mengjes na la Kolë shoqi!
Mas nje semundje te rande e kahemotshme, i mesuem mos m’u dorezu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorezue Hyjit ne jeten e pasosun.
Ma shume se dhimte, kam nje ndjenje çlirimi per trupin e tij, qe ka vuajtur kaq shume ne heshtje e pervujtshem.
Per shkak te situates se rande epidemiologjike dhe masave qe prej sot jane ne fuqi, nuk do te mund te organizojme te pame per baben.
Neser, me 30.08.2021 ne oren 11, ne Katedralen Nene Tereza ne Prishtine do te celebrohet Mesha e Drites per baben, kurse ne oren 13 do te jete vorrimi me rrethin e ngushte familjar ne vorrezat e qytetit te Prishtines.
E di, qe shume prej jush doni me qene nga afer pjese e dhimtes tone, por shendeti i juaj dhe te gjithe te tjereve ka me shume rendesi.
Kujtojeni baben e ne në lutje, prej aty ku jeni.
Ngushllimet i pranojme nepermjet telefonit.