Rajon - Botë

Navalny paraqitet në gjyq, akuzat e reja pritet t’ia shtojnë dekada burg

Lideri i burgosur opozitar i Rusisë, Alexei Navalny, u paraqit në gjykatë të hënën.

Ai po përballet me akuza të reja të ekstremizmit që mund ta mbajnë në burg për dekada.

Gjyqi u hap në burgun e sigurisë së lartë në Melekhovo, 250 kilometra në lindje të Moskës, ku Navalny po i kalon nëntë vjet burg për mashtrim dhe mospërfillje të gjykatës.

Navalny foli për dobësinë e këtij rasti dhe i quajti absurde akuzat e reja për ekstremizëm që mund ta mbajnë në burg për 30 vjet.

Ai tha që një hetues i ka thënë që Navalny mund të përballet edhe me një gjykim ndaras ushtarak lidhur me akuza për terrorizëm që mund të bartin potencialisht dënim të përjetshëm.