Shqipëri

NATO uron shqiptarët në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Organizata më e madhe ushtarake, Aleanca Veriatlantike (NATO), e ka uruar aleatin e saj Shqipërinë për festën e flamurit.

NATO përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar fotografinë e një ushtari i cili mban në duar flamurin, kuq e zi.

“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë, Shqipërinë në ditën e tyre të Pavarësisë. Ne jemi NATO”, kanë shkruar në Facebook.

Ndryshe, sot më 28 nëntor Shqipëria feston 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.