NATO: Sinjalet e fundit të Moskës japin optimizëm të matur
Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg nuk shikon asnjë shenjë për ç ‘tensionimin e situatës përreth Ukrainës nga pala ruse, shkruan Alsat.
Pavarësisht njoftimit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes se disa trupa të pozicionuara afër kufirit me Ukrainën, janë duke u kthyer në bazat e tyre, pas përfundimit të stërvitjeve, NATO mbetet skeptike. Stoltenberg shtoi se Rusia duhet të dëshmojë në vepër se dëshiron që kriza të zgjidhet në rrugë diplomatike.
“Rusia ka grumbulluar forca ushtarake në dhe përreth Ukrainës në një shkallë të paprecedentë që prej Luftës së Ftohtë. Gjithçka është gati për një sulm të ri. Por, Rusia ka ende kohë që të tërhiqet, të ndalojë së përgatituri për një luftë dhe të punojë për zgjidhje paqësore të situatës”, deklaroi Jens Stolteberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Edhe ambasadorja e SHBA-së në NATO Xhulian Smith u shpreh e dyshimtë. Ajo tha se Rusia edhe më herët pretendonte se po i tërhiqte trupat por gjendja na terren dëshmonte të kundërtën.
“Ne duhet ta verifikojmë një gjë të tillë. Siç e dini në dhjetor pati pohimi të ngjashme nga Moska për ç ‘tensionimin e situatës, por faktet në terren nuk i mbështesnin ato pohime”, u shpreh Xhulian Smith, Ambasador e SHBA-së në NATO.
Në të njëjtën vijë edhe Kievi.
“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni. Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë”, theksoi Dmytro Kuleba, Ministër i Jashtëm i Ukrainës.
Pas presidentit francez Makron, në të njëjtën tavolinë disa metërshe u ul sot edhe kancelari gjerman Sholc. Perëndimi kërcënon Moskën me sanksione të gjera nëse e pushton Ukrainën. Kriza Ukrainë-Rusi, do të jetë në fokus të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s më 16 dhe 17 shkurt në Bruksel.