Kolumna

Nafta është ndotësi më i madh i ambientit, por reklamën e ka të blertë!

Afrim Ademi
Dizeli (nafta e veturave) është ndotësi më i madh i ajrit dhe ka filluar të ndalohet për përdorim në shumë vende të Bashkimit Evropian.
Mirëpo reklamën e ka të gjelbër.
Po e shkruaj këtë kolumnë, sepse tani kur po fillon fushata parazgjedhore është me rëndësi që më shumë të ju besoni syve tuaj, se sa reklamave dhe propagandave të subjekteve politike. Sepse subjekte që deri dje identifikoheshin me fabrikën e Jugohromit, tani mundohen të na shiten të blerta. Ju kujtohet mirë se në qeverisjet e tyre me Gruevskin Jugohromi e ndotte pa pengesë ajrin e Tetovës, Gostivarit dhe krejt Pollogut, duke shkaktuar sëmundje të ndryshme te banorët e kësaj ane.
Jugohromi u mbyll menjëherë pasi u përgjysmua numri i deputetëve të tyre.
Prandaj zgjidhni jetë, por mos votoni të blertën e atyre që nëse fitojnë, sërish mund të e ristartojnë Jugohromin!