Murtezani në Tiranë, takon Kryediplomatin Igli Hasani
Fillimi i negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE është konfirmim se procesi i zgjerimit të BE-së për vendet e BP-së është i gjallë.
Késhtu vleréson ministri i ngarkuar për çështjen e integrimeve, Orhan Murtezani Pas takimi që ky i fundit pati në Tiranë me Kryediplomatin, Igli Hasani.
Murtezani njofton se në takimin e sotëm me, Ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Igli Hassani, RMV-ja ka përforcur përkushtimin për bashkëpunim dhe thellim të miqësisë, për mbështetje dhe përforcimin e stabilitetit rajonal përmes qasjes së përbashkët në ballafaqimin me sfidat e agjendës evropiane.
“U dakorduam që bashkëpunimi me agjendat reformuese përmes zhvillimit të planeve të përbashkëta për punë për fushat kyçe mundëson efikasitet dhe intensifikim më të madh të proceseve reformuese për të dy vendet”, Ka shkruar mes tjerash Murtezani.