Maqedoni

Murtezani mori pjesë në konferencën për përdorimin e IPA fondeve

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, gjatë vizitës së tij në Turqi ka marrë pjesë edhe në konferencën për përdorimin e IPA fondeve dhe projekteve të Bashkimit Evropian në Turqi.

“Përvojat e partnerëve tanë janë frymëzim i rëndësishëm për efektivitetin e rritur në përdorimin e fondeve në Maqedoninë e Veriut. Ky është prioritet i përpjekjeve tona për progres më të shpejtë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Murtezani.