Maqedoni

Murtezani: “Koordinimi i përforcuar me donatorët për realizim më efikas të reformave”

Sot në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt takim për koordinimin e ndihmës së donatorëve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së, misioneve diplomatike dhe partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të efikasitetit të shpërndarjes së mjeteve të donatorëve për mbështetjen e Agjendës Reformuese dhe integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi se me transformimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane në Ministri për Çështje Evropiane, institucioni mori rol më të zgjeruar. “Krahas procesit të aderimit dhe koordinimit të IPA fondeve dhe të fondeve BE-së, MÇE tani po kryeson edhe procesin e koordinimit të Planit të rritjes dhe Agjendë reformuese”. “Duke pasur parasysh këtë zgjerim, është kyçe të avancohet organizimi i mekanizmave koordinuese, të shmanget dyfishimi i fondeve dhe aktiviteteve dhe të sigurohet efikasitet më i madh në shfrytëzimin e mbështetjes së donatorëve”, theksoi MÇE Murtezani.

Në këtë drejtim, Ministri potencoi se avancohen mekanizmat e përhershme, siç janë grupet punuese sektoriale, shkëmbimi i informacioneve përmes NPAA platformës dhe vendosja e serishme e prezantimeve të strategjive të donatorëve. Në takim u hap diskutim për përmirësimin e koordinimit dhe kahësimit më efikas të ndihmës së donatorëve. Ministria për Çështje Evropiane mbetet e përkushtuar në përforcimin e partneriteteve me donatorët dhe krijimin e sistemit të qëndrueshëm dhe efikas për koordinim.